Flasin statistikat/ Emri i Ronaldos nuk gjendet askund, një tjetër juventin shpallet më i miri në Serie A

0

Serie A ka përfunduar zyrtarisht më datën 2 gusht dhe tani është koha të jepen verdiktet për sezonin që lamë pas. Liga elitare italiane ka zbuluar më të mirët e edicionit 2019/2020 për secilin pozicion në fushën e lojës. Në portë është gardiani i Juventusit, Ujçeh Shezni, ai që mban statistikat më të larta, ndërsa në mbrojtje është një lojtar i skuadrës së tij rivale. Bëhet fjalë për mbojtësin e Interit, Stefan De Vraj.

Më tej “mbreti“ i mesfushës për këtë sezon ka qenë Alehandro Gomez i Atalantës, ndërsa në sulm nuk ka dyshime. Emri i “këpucës së artë“ të Europës, Çiro Imobile, nuk mund të mungonte në këtë rol. Ndërkohë lojtari i ri më i mirë është Dejan Kulusevski, që sezonin e ardhshëm do të veshi fanellën bardhezi të Juventusit.

E pikërisht një juventin është shpallur edhe MVP-ja i gjithë sezonit të Serie A që lamë pas. Nuk bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon, por Paulo Dibalën. Është pikërisht ylli argjentinas ai që ka lënë në hije të gjithë tjerët në këtë kampionat. Vlerësimi nuk është subjektiv, por i gjithi i bazuar në statistikat zyrtare të Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.