Dha dorëheqjen, Mayweather tallet me McGregor: Mendova se doje të rrihje më të mirin? Do të pres të ndëshkoj sërish

Conor McGregor njoftoi ditën e djeshme pensionimin e tij nga sporti i MMA-së. Irlandezi nuk do të hyjë më në kafaz për të luftuar me kundërshtarët e tij, ndërsa kritika të mëdha lëshoi edhe kundër UFC-së. Sipas tij kundërshtarët që i sillnin përballë nuk e motivonin, duke bërë që të mos fitonte më emocione nga ky sport, ku ka bërë një karrierë për t’u admiruar dhe ku ka rrëmbyer dashurinë e shumë fansave.

Por një reagim pas dorëheqjes së McGreor ka ardhur edhe nga legjenda e boksit, Floyd Mayweather. Ky i fundit është përballur në ndeshjen e famshme të boksit kundër irlandezit, në të cilën doli fitimtar, ndërsa të dy sportistët në fund mbushën xhepat me një shumë të majme falë atij dueli në ring. Mayweather ka nisur të thumbojë McGregor në rrjetet sociale, duke i kujtuar se e pret krahëhapur ta ndëshkojë sërish brenda litarëve në një përballje të dytë mes  tyre.

“Nëse nuk e kam gabim, a nuk i the Mike Tyson-it se mund të më rrihje nëse do të luftonim për herë të dytë? Tani po dorëhiqesh! Mendova se doje të mundje më të mirin? Mirë, nëse vendos të kthehesh sërish, do jem duke të pritur që të ndëshkoj sërish”, ka thënë boksieri Floyd Mayweather./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online