Kastrioti mori vetëm një pikë kundër Partizanit dhe diferenca me Tiranën dhe Luftëtarin është 5 dhe 7 pikë. Këto dy skuadra përballen mes tyre të dielën në kampionat dhe skuadra e Devollit do të marrë tre pikët në tavolinë me Kamzën, ndaj edhe distanca me rivalët për mbijetesë pritet të ndryshojë.
Krutanët po mendojnë për ndeshjen e radhës, që është planifikuar të luhet ndaj Laçit në transfertë. Devolli do ta ketë grupin më të plotë për këtë ndeshje, pasi rikthehen dy prej lojtarëve që munguan ndaj Partizanit.
Edison Ndreca kompleton mbrojtjen, pasi në të majtë mungojnë alternativat. Gjithashtu edhe Henri Okebugu është i gatshëm pasi e ka shlyer pezullimin prej kartonëve. Kështu krutanët do të shkojnë në këtë transfertë me ekipin e plotë dhe synimi do të jenë tre pikët.