Bledar Devolli nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Tomorit. Trajneri në fjalë ka deklaruar pas ndeshjes me Egnatian ka treguar për mediat se kjo ka qenë ndeshja e fundit me skuadrën nga Berati.
Devolli ka veçuar se kishte shkuar te Tomori me synimin për të bërë mirë, por humbja me skuadrën nga Rrogozhina duket se e ka mbushur kupën.
“Erdha në Berat për të dhënë kontributin tim dhe për të bërë diçka të mirë në shërbim të skuadrës, por ky është futbolli dhe ky bashkëpunim të ndërpritet këtu pas kësaj humbje me Egnatian, dhe ajo që do të uroja me gjithë zemër është që Tomori të ketë suksese në të ardhmen, dhe unë personalisht do të vazhdoj të ruaj respektin më maksimal për skuadrën dhe sportdashësit beratas”.
/EDI SPAHIU