“Detyra ime është t’i largoj lojtarët Ronaldos”, Morata jep mesazh për Pirlon: Ia njoh të gjitha lëvizjet, e di se çfarë bën

0

Alvaro Morata ka dhënë një intervistë së fundmi për mediat italiane atje ku ka folur më konkretisht për Kristiano Ronaldon. Teksa pyetet nga ana e gazetarit për yllin portugez, nuk mund të mos jepej edhe një mesazh i koduar për Pirlon. Kështu Morata është shprehur se është i aftë të kuptojë thuajse çdo lëvizje të mundshme të Ronaldos. Pra nëse të dy këta futbollistë gjenden në fushë, atëherë është më e lehtë për Juventusin që të triumfojë. Por Pirlo ka bërë shpeshherë disa ndërrime në formacion, teksa Morata ka qëndruar edhe në stol.

“Është shumë e lehtë që të luash me Kristiano Ronaldon, e njoh prej një kohe të gjatë. Është një person normal, një lojtar normal. Unë e kuptoj se çfarë i pëlqen dhe lëvizjet që bën. Ndonjëherë puna ime është që t’i largojë disa lojtarë sepse Ronaldo ka 2-3 me vete dhe lëvizjet e mia i japin një dorë. Është thjesht një kënaqësi të luash me të, ishte dhe ende është një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit”, ka thënë Morata. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.