Detyra e dytë që i ka dhënë Federata, shihni moshën mesatare të Shqipërisë së Rejës

“Detyra ime është të arrij rezultate pozitive, por gjithashtu Federata më ka kërkuar të rinovoj ekipin”, kështu u shpreh trajneri Reja gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Ndërkohë teksa shohim listën e fundit që u bë publike, mund të themi se Kombëtarja ka një moshë relativisht të re. Mosha mesatare e lojtarëve që u grumbulluan ndaj Francës dhe Islandës arrin në 25-vjeç.

Këtu duke përfshirë edhe prurjen e re të detyrueshme që ishte Klaus Gjasula. Mesfushori që luan me Paderbornin në Bundesligë, pavarësisht moshës 30-vjeçare, ka shumë për t’i dhënë Kombëtares. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *