Murinjo kërkon që të studiojë gjithçka me detaje. Trajneri i Romës vendosi që të aktivizonte Kumbullën në minutën e fundit ndaj Torinos, teksa po fitohej me shifrat 1-0. Arsyeja? Për të markuar portierin e Torinos, Milinkovic Savic.
Ky i fundit ka gjatësi 2 metra dhe portugezi vendosi të hiqte Perezin, 1.76 cm, për t’i lënë vendin Kumbullës, 1.91 cm, që të mos befasohej nga portieri në fund. /Sport Ekspres/