Detaji/ Nuk e ndihmoi as lutja e portierit të Shkëndijës! Ferhan Hasani e teproi, hapi parajsën dhe mbylli derën e ferrrit

Shkëndija është eliminuar në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Klubi nga Tetava është mposhtur pas penalltive nga AIK-u, që siguron biletën për në “play off”, aty ku do të gjejë Slovaçkon. Nëse ka një person që ka meritën kryesore për mbërritjen deri në këtë pikë të kuqezinjve, ai është Ferhan Hasani.

Sulmuesi shqiptar mbajti gjallë shpresat e kualifikimit me golat e tij. Fillimisht me atë të shënuar në Suedi dhe sot me golin e shënuar nga pika e penalltisë në minutën e 22. Hasani hapi dyert e parajsës për një moment, por ishte ende herët për të kaluar pragun. Në momentin kur fati i kualifikimit gjendej te këmbët e tij, Hasani bën gabimin fatal.

I gjendur përsëri 11 metra larg përballë portierit, por këtë herë rezultati është ndryshe. Portieri i Shkëndijës nis lutjen përpara ekzekutimit të penalltisë, e megjithatë as lutja e tij nuk e ndihmoi. Hasani e teproi me sigurinë e tij dhe panenka e tentuar përfundon mbi traun e portës. Me derën e parajsës të hapur, “Buba“ nuk zgjedh të hyjë, por mbyll derën derën e ferrit ku ndodhej dhe djeg shansin e kualifikimit brenda tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *