Detajet e tragjedisë, zbulohet autopsia e Salës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Jeta e Emiliano Salës u ndërpre në mënyrë të parakohshme natën e 21 janarit, teksa avioni model Piper Malibu në të cilën ndodhej sulmuesi argjentinas u rrëzua në hapsirën detare midis Francës dhe Anglisë.

Katër ditë më parë zhytësit arritën ta nxirrnin trupin e 28-vjeçarit që ishte zënë midis rrënojave të avionit dhe së fundmi mediet angleze kanë bërë të ditur shkaqet e vdekjes së ish-sulmuesit të Nantes.

Sala ka gjetur vdekjen e mënjëhershme nga kontakti i fortë i përplasjes së avionit. Trupi i futbollistit kishte shenja dëmtimesh fatale në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit që u shkaktuar fill pas rënies së avionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *