Moviola/ Akuzohen si “të përkëdhelurit” e arbitrave! Juventusi më i godituri nga gjykimi, Milani më i favorizuari

Tashmë pjesa e parë e Serisë A ka përfunduar, me Milanin që u shpall kampion i dimrit pas shumë vitesh. Si çdo vit gazeta italiane ”Calciomercatto” vazhdon me traditën “moviola”, ku publikohet se cila nga skuadrat italiane është favorizuar apo dëmtuar padrejtësisht nga vendimet e arbitrave. Edhe pse teknologjia “Goal Line” dhe “VAR” kanë ndihmuar në shumë raste pasigurie të gjyqtarëve kryesorë, përsëri Seria A mbetet një nga kampionatet më të kontestuara, përsa i përket vendimeve të drejta të ndërmarra.

Sipas analizave të bëra nga java e parë deri në të katëmbërdhjetën rezulton që Milani është skuadra më e favorizuar e Serisë A, me 5 raste të fituara padrejtësisht dhe 2 raste që arbitri i ka dëmtuar. Nga ana tjetër zikaltërit, kanë një problemin të konsiderueshëm me gjykimin e gabuar. Interi nuk është favorizuar asnjëherë nga arbitrimi, por është ndëshkuar 3 herë padrejtësisht.

Gjithashtu, edhe  pë rata që ndoshta shpesh herë akuzohen si “të përkëdhelurit” e arbitrave, Juventusi, janë goditur padrejtësisht nga pakujdesitë e referimit. Ndërkohë që Torino është skuadra që ka problematikën më të madhe me gjykimin me 0 favorizime dhe 5 raste të goditur padrejtësisht. Më poshtë keni statistikën e të gjitha skuadrave në këto 14 javë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Milan 5 – 2 (+3)

Lazio 2 – 0 (+2)

Parma 2 – 0 (+2)

Napoli 3 – 1 (+2)

Fiorentina 3 – 2 (+1)

Atalanta 2 – 1 (+1)

Verona 2 – 1 (+1)

Udinese 2 – 1 (+1)

Benevento 3 – 2 (+1)

Genoa 1 – 0 (+1)

Sassuolo 3 – 2 (+1)

Crotone 1 – 1 (0)

Cagliari 0 – 0 (0)

Spezia 0 – 0 (0)

Bologna 0 – 1 (-1)

Sampdoria 1 – 3 (-2)

Roma 3 – 5 (-2)

Inter 0 – 3 (-3)

Juventus 2 – 5 (-3)

Torino 0 – 5 (-5).

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online