Edhe pse me Milanin nuk ka bërë ndonjë paraqitje të mirë, nga Anglia ka interesim për të. Flasim për anësorin e majtë, Diego Laksalt. Sikurse raporton “calciomercato.com”, Rafael Benitez e kërkon atë të Njukasëlli.
Në fakt Laksalt nuk dëshiron të lëvizë nga Milano dhe me Gatuzon ka një raport të mirë. Gjithsesi duhet parë qëndrimi i Leonardos dhe Maldinin, të cilët janë përgjegjësit e merkatos së kuqezinjve.
Gjatë janarit do tentohet të bëhen afrime cilësore dhe shitja e ndonjërit prej lojtarëve do shërbente për rregullimin e bilancit financar, gjë që është shumë e rëndësishme.
Sikurse dihet, Milani është gjobitur nga UEFA pas shkeljes së rregullave të FFP. Për dy vite e gjysmë duhet rregulluar bilanci, por ky afat mund të shtyhet pasi kuqezinjtë e kanë apeluar vendimin e marrë dhe synojnë të paktën afati të jetë pesë vite.