Dëshira e Bashës për të mbajtur në fuqi parabolën, pasimi i telekomanduar që hapi mbrojtjen e Dinamos

Goli i shënuar nga ana e Kukësit kundër Dinamos është për t’u risjellë në vëmendje. Një pasim i telekomanduar erdhi nga Taipi i ndodhur në gjysmëfushën e Kukësit, duke nxjerrë tërësisht të boshatisur Bashën që përfitoi për të dërguar topin në rrjetë.

Dinamo e kishte marrë humbjen ndaj Vllaznisë në shifrat 6-3 si një mësim të mirë, por sërish duket se për kryeqytetasit ka leksione të tjera dhe duhet të rikthehen në bankat e shkollës. Mënyra sesi ishte rreshtuar qendra e mbrojtjes në atë moment ishte tërësisht e gabuar, ndërsa momenti në fjalë ka vendosur fatin e 90 minutave.

Ndërkohë Basha tregon më së miri shpejtësinë dhe cilësinë e tij si lojtar duke provuar magjinë me parabël. Pavarësisht se topi u ngadalësua nga prekja e Harizajt, Basha shkoi për ta mbrojtur sferën me trup dhe nuk dëshironte që t’i jepte goditjen e dytë për ta siguruar në rrjetë, duke mbajtur në fuqi parabolën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online