Dervishi: Kukësi, vështirë se do ta mbrojë titullin

 

Ish-drejtori i veriorëve: Skënderbeu pretendenti kryesor. Kampionët nuk i zëvendësuan me të njëjtin të larguarit. Guri është super, duhet t’i besojnë 

Jurgen Zela

Tashmë në radhët e Veronës, ish-drejtori i Kukësit, Dritan Dervishi, ka komentuar nisjen e kampionatit të ish-skuadrës së tij. Për “Sport Ekspres” ai jep mendimin për pozicionin, ku mund të arrijë Kukësi në fund të sezonit, por njëkohësisht dhe për ndryshimet në skuadër, ku një pjesë e largimeve, sipas tij, janë të gabuara. Po ashtu, Dervishi nuk nguron të japë një vlerësim për sulmuesin Sindrit Guri dhe një këshillë për kampionët, në mënyrë që të kenë sukses.

– Dritan, si e shihni ecurinë e Kukësit në këtë fillim të kampionatit?

– Është ende herët për të dalë në konkluzione, pasi është vetëm fillimi. Pas shumë ndryshimeve, skuadra ka nevojë për kohë që të konsolidohet. Mund të them se është një ecuri e pranueshme.

– Dy fitore, një barazim dhe një humbje. Sa besoni se ky Kukës ka potencialin të përsërisë suksesin e edicionit të shkuar?

– Është e vështirë të përsëritet ecuria e sezonit të shkuar. Kukësi ka një tjetër skuadër dhe duhet kohë për ta bërë grupin të fortë si ai i vjetshmi.

– Në ndeshjen me Skënderbeun nuk u pa personaliteti i skuadrës në fushë. Sa mendoni se ndikon presioni i statusit kampionit?

– Besoj se është më vështirë ta mbrosh titullin se sa ta fitosh atë. Me Skënderbeun duhet të përmendim se mungonte edhe mbrojtësi më i fortë i skuadrës, Ylli Shameti. E përsëris që kjo skuadër ka shumë ndryshime nga ajo që mbylli sezonin e shkuar. Mund të them se ishte një gabim i madh që u larguan disa lojtarë të rëndësishëm.

– Shumë ndryshime në sulm, mund të lënë gjurmë lojtarët aktual, duke marrë parasysh se cilët futbollistë pasojnë.

– Te zëvendësosh Pejiçin nuk është e lehtë, pasi dihet sa gola shënonte ai çdo sezon në Superiore. Por, të mos harrojmë Kariokën, Dvornekoviçin, Hasanin, Eminin, të cilët po ashtu kanë qenë lojtarë shumë të rëndësishëm. Përveç Bakajt dhe Kalesë, të afruarit e tjerë janë nën nivel. Do të veçoja po ashtu Gurin, i cili është një qendërsulmues ideal, por nuk kanë besim tek ai dhe ky është një gabim.

– Kukësi, Skënderbeu dhe Partizani janë tri skuadra që po shfaqin fytyra të ndryshme, por me objektiv të njëjtë, titullin…

– Superiorja është e gjatë, pasi janë dhe 32 javë për të luajtur. Kampionati është mjaft i fortë dhe mendoj se favorit është Skënderbeu, megjithatë është rrugë e gjatë deri në muajin maj.

– Cila do të ishte këshilla juaj për Kukësin, për të arritur te suksesi?

– Të besojë te lojtarët që janë afruar dhe drejtuesit të lënë të qetë trajnerin në punën e tij për të ndërtuar një Kukës për Europë, pasi e shikoj të vështirë arritjen e suksesit të vjetshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online