“Deri në 22:00 isha në takim”! Trajneri i Uellsit nuk e kapërdin mungesën ndaj Shqipërisë: E pabesueshme, do të ndërroj planin

Uellsi do të përballet kundër Shqipërisë në ditën e nesërme për të zhvilluar edhe ndeshjen e fundit përpara Europianit. Kombëtarja e Robert Page nuk do të jetë e plotë për shkakun e mungesës së mbrojtësit të Liverpulit, Ëilliam. Ky i fundit u ndëshkua me kartonin e kuq kundër Francës.

Por te Uellsi ishin të sigurt se bëhej fjalë për gabimin e arbitrit, madje duke thënë se edhe gjyqtari i katërt kishte kërkuar falje pas vendimit. Për këtë arsye trajneri Page kërkonte apelimin e vendimit dhe që Ëilliams të kthehej, në mënyrë që grupi i Uellsit të ishte i plotë në ndeshjen e fundit para Europianit. Kjo nuk u bë e mundur dhe për këtë arsye trajneri është shqetësuar së tepërmi:

“Është e pabesueshme. Kam pasur një takim mbrëmë deri në 22:00, por nuk kishte asnjë “arsye” për të bërë apelimin. Do të na mungojë kundër Shqipërisë. Është e pabesueshme, na është dashur që të ndryshojmë planet tona. Shumë zhgënjyese për ne, por do ta gjejmë një zgjidhje”, tha trajneri Page. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *