Dërguan qentë për ta nuhatur dhe e trajtuan si shpërndarës droge, mbrojtësi i Bajernit tregon incidentin e hidhur në aeroport

Bouna Sarr ka përjetuar një situatë mjaft të pakëndshme në aeroportin e Mynihut. Senegalezi po kthehej në qytetin gjerman pas një udhëtimi në Francë në momentin që u ndal nga forcat e policisë. Uniformat blu dërguan edhe qentë për ta nuhatur, ndërsa më pas e kanë dërguar në një dhomë më vete, ku e kanë mbajtur për një kohë të gjatë. Arsyeja konkrete nuk është bërë e ditur, por sipas raportimeve mësohet se lojtari duhet të regjistronte çdo objekt me vlerë më të madhe se 430 euro. Futbollisti i Bajernit e ka bërë ngjarjen publike në llogarinë e tij në “Instagram“, teksa ka shpëndarë një foto ku ka vendosur imazhin e një klloini në kokat e punonjësve të policisë.

“Gjithmonë pyes veten: ‘Kur do të e kemi të mundur të ndihemi si në shtëpi këtu‘? Mbërrin, pret për valixhen dhe ti, nga më shumë se 200 pasagjerë, trajntohesh si i papastër ose si shpërndarës droge. Më informuan se ky do të ishte vetëm një kontroll rutinë. Pas reagimit tim dhe të shumë personave të tjerë që e panë dhe u shokuan, u vendos që do të kishte ende një kontroll personal. Më kyçën në një dhomë ku askush nuk mund të na shihte, në mënyrë që ata mund të akuzonin dhe justifikonin veten që nuk kishin bërë gabim që unë u mbajta për 2 orë. Sendet e mia me vlerë u morën prej meje vetëm me pretekstin e sjelljes jo të hijshme“, ka shkruar Bouna Sarri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online