Derbi shqiptarësh në Greqi/ Debuton edhe Dejvid Janaki, ndalin në mënyrë të papritur kryesuesit e Olimpiakosit

Një derbi shqiptarësh është zhvilluar në mbrëmjen e djeshme të elitës së futbollit grek. Apollon Smirni ka barazuar me shifrat 0-0 ndaj Olimpiakosit. Ky rezultat ishte i papritur pasi Smirni është në vendin e fundit dhe numëron vetëm 8 pikë në 13 javë kampionati. Ndërkohë nga ana tjetër Olimpiakosi po kryeson dhe tanimë ka zbritur në 9 pikë nga ndjekësi më i afërt, AEK.

Në skuadrën e Smirnit gjendet edhe Fation Andoni që ka qenë një nga lojtarët më të vlerësuar për performancën e tij gjatë takimit të djeshëm. Te Olimpiakosi ka luajtur nga minuta e parë Vrushaj, futbollisti që zgjodhi Greqinë para Shqipërisë. Për t’u veçuar ishte edhe debutimi me ekipin A i Dejvid Janaki me Smirnis. Mesfushori 18-vjeçar është aktivizuar në minutën e 80 të takimit dhe ia doli që t’i përgjigjet ritmit të lartë të ndeshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online