Kaosi total në Serinë A/ Interi zbret i vetëm në fushë dhe nuk vijnë kundërshtarët, arbitri vërshëllen fundin e ndeshjes pas 45 minutash

Seria A është rikthyer në kaosin total për shkakun e situatës së COVID ku numrat po shtohen frikshëm për personat e infektuar. Bologna e kishte të pamundur për të luajtur kundër Interit pasi kishte shumë futbollistë me COVID. Por në Itali ka një kaos të madh aktualisht për shkakun e mosmarrëveshjes.

Drejtoria lokale e shëndetësisë nuk lejon zhvillimin e ndeshjes dhe për këtë arsye Bologna ka kërkuar nga Seria A që të ndryshojë datën e takimit me Interin. Problemi serioz është se Seria A nuk ka rënë dakort për shtyrjen e ndeshjes dhe zikaltërit mund ta fitojnë me shifrat 0-3 në tavolinë.

Ekipi i Inzagit doli në fushën e lojës si normalisht dhe kreu nxehjen, megjithëse nga ana tjetër nuk kishte mbërritur në stadium skuadra e Bolognas. Arbitri Giovani Ayroldi ka pritur për 45 minuta që të vijë edhe ekipi pritës, që nuk mbërriti në stadium, duke sinjalizuar përfundimisht mbylljen e një ndeshje fantazmë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online