Partizani do të përballet me Dinamon në ndeshjen e radhës, ku duket se është programuar që të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Ndërkohë tifozët e të kuqëve janë tërësisht kundër një vendimi të tij. Tifogrupi besnik i kësaj skuadre, “Ultras Guerils”, kanë treguar shqetësimin e tyre në “Facebook”.
Gjithashtu një kërkesë vjen për drejtuesit e klubit që përballja të zhvendoset në kryeqytet, Selman Stërmasi. “Derbi duhet të luhet në Tiranë. Ftojmë zyrtarët e FK Partizani Albania të kontraktojnë stadiumin e bashkisë për ndeshjen e radhës”, shkruhet në reagim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/