Partizani-Tirana do të luhet në orën 19:00, në një përballje që do të përcaktojë fatet e të dyja skuadrave lidhur me objektivat vetjake. Duke qenë se derbi është ndeshja e vetme e orës 7, do të ketë dhe vëmendjen totale të tifozëve shqiptarë. Është bërë zyrtare dhe emri i gjyqtarit që do të drejtojë ndeshjen, i cili është Hamiti.
Arbitri që mban stemën e FIFËS ka për detyrë të mbajë rregullsinë e kësaj sfide në mënyrë që të parandalojë kontestimet pas përfundimit të takimit. Dueli Partizani-Tirana është gjithmonë i zjarrtë dhe i luftuar, ku shpesh ka ndëshkime me kartonë për shkak të ndërhyrjeve të rrezikshme dhe adrenalinës së madhe. /Sport Ekspres/