Dënimi pa tifozë për Vllazninë, rikthehen në stadium kundër Bylisit

Komisioni i Disiplinës e ka marrë vendimin e tij zyrtar sa i përket incidenteve të ndodhura në “Loro Boriçi” mes takimit të Vllaznisë dhe Tiranës. Hedhja e shisheve në fushën e lojës, por edhe futja e një tifozi, ka bërë që shkodranët të dënohen me 4 ndeshje pa tifozë.

Nëse shohim kalendarin në Superiore, atëherë futbollistët e drejtuar nga ana e Jonuz do të luajnë me stadium të boshatisur kundër Luftëtarit, Skënderbeut, Burrelit dhe Partizanit. Tifozët do të riktheheshin në stadium në datën 2 nëntor në përballjen ndaj Bylisit. Takimi ndaj Burrelit do të jetë i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë, megjithëse ekziston edhe një zgjidhje.

Nëse ky dënim nuk duhet të zgjatet për kaq shumë kohë, atëherë kjo skuadër ka të drejtën të paguajë gjysmën e dënimit, por në këtë rast duhet të pritet edhe vendimi i drejtuesëve të saj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online