Armando Sadiku mori vendimin e papritur për të vazhduar karrierën në Indi. Sulmuesi shqiptar zgjodhi të vishte fanellën e Mohun Baganit, një klub me mjaft traditë në kampionatin indian. Por përvoja e tij e re po nis me dënime.
Sadiku ishte pjesë e ekipit humbës në seancn e fundit stërvitore. Së bashku me Boumous-in dhe Bose-në, lojtari nga Elbasani e ka shlyer humbjen duke bërë pompa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/