Dënime me gjoba te Vllaznia? Reagon zyrtarisht klubi shkodran: Nuk do të aplikohen nëse arrihet Europa

Në ditën e sotme është shpërndarë lajmi se Bashkia Shkodër kishte vendosur një gjobë për trajnerin e Vllaznisë, Brdaric. Kjo për shkakun e rezultateve të dobëta që ka marrë skuadra duke humbur vendin e parë.

Megjithatë nëpërmjet një reagimi zyrtar, klubi shkodran thekson se nuk do të ketë masa disiplinore për asnjë prej pjesëtarëve të ekipit nëse do të bëhet kthesa e rezultateve pozitive dhe nëse do të arrihet objektivi, pjesëmarrja në Europë.

Njoftim për shtyp

Klubi i Futbollit Vllaznia pas rezultateve të dobëta të ekipit në ndeshjet e fundit të shoqëruara me performancë të dobët analizoi me qetësi përgjegjësitë për të gjithë stafin teknik si dhe lojtarët e aktivizuar. Duke qënë se në asnjë rast penalizimi nuk përbën qëllim në vetvehte kemi marrë masa disiplinore dhe sanksione financiare me kusht që të ketë një mobilizim të gjithanshëm për rikthimin tek rezultatet pozitive ndaj stafit teknik dhe disa prej lojtarëve të cilët besojmë se kanë të gjithë potencialin dhe mundësitë e duhura për të arritur objektivin që klubi i ka vënë vehtes pjesmarrjen në Kupat e Evropës. Të gjitha masat paralajmëruese ndaj stafit teknik dhe lojtarëve nuk do të aplikohen nëse ekipi në ndeshjet kryesore në vazhdimësi do të arrijë të marrë rezultate pozitive të cilat rrisin besimin tek publiku dhe garantojnë objektivin sportiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online