“Më në fund! Vjen sulmues ndryshe”, ndihmësi i Rejës i entuziazmuar: E ndiqnim prej vitesh Florian Kamberin

Florian Kamberi më në fund do të bëjë debutimin me Shqipërinë, pas një pritje të gjatë. Sulmuesi kuqezi që luan për Abeerdeen në Skoci ishte ftuar dy vite më parë nga FSHF, por për arsye dëmtimi u rikthye në Skoci. Lajmin e ka bërë te ditur asistenti i Edi Rejës, Sergio Forrini në një intervistë për mediat skoceze.

“Po prisnim një kohë të gjatë për Florianin. E kemi provuar ta marim në Kombëtare përpara dy vitesh. Unë shkova në Skoci kur luante tek Hiberniani. Ai erdhi tek ne, por për shkak të një dëmtimi u rikthye në Skoci. Më vonë, si pasojë e COVID-19, nuk mund ta thërrisnim nga Zvicra, kur luante tek St Gallen. Më në fund, mund ta shohim Kamberin në fushë duke mbajtur fanellën e Shqipërisë.

Ai ka luajtur në çdo ndeshje. Na duhen futbollisë që janë në formë dhe luajnë 90 minuta. I kemi parë nga afër cilësitë e lojtarëve dhe kemi vëzhguar se Kamberi ofron diçka ndryshe. Ne besojmë se nese ai luan ashtu si mendojmë ne, mund të na ndihmojë shunë të përmirësohemi. Trajneri dhe unë e kemi ndjekur për shumë vite dhe kemi pritshmëri të larta. Jam i sigurtë që lojtarët po mendojnë për Anglinë, por si fillim duhet të mposhtim Andorrën”,- deklaroi Sergio Porrini. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online