Lacio ka publikuar formacionin zyrtar sa i përket takimit ndaj Marsejës. Sarri ka vendosur që Elseid Hysaj të ulet në stol, si rrallëherë deri tani. A është dënim për performancën e dobët ndaj Interit apo koha për të pushuar, e njëkohësisht për të reflektuar nisur nga gabimet e ndeshjeve të fundit? Mbetet të shihet, por e sigurt është se mbrojtësi shkodran duhet të rris nivelin e tij dhe vigjilencën.
Ndërkohë lajmi i mirë për tifozët shqiptarë është se Thomas Strakosha do të rikthehet titullar. Gardiani i Kombëtares duket se do të përdoret gjithmonë në Europa League deri në fund të kompeticionit, ndërsa në Seria A i takon vendi Pepe Reinës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/