Dëmtohet Gavazaj, sot përgjigja për Osmanin

Para sfidës ndaj vlonjatëve Daja ka dy probleme. Kosovari Gavazaj ka pësuar një dëmtim, pritet përgjigja pwr Osmanin vjen sot. Vangjeli dhe Nespor mungojnë në stërvitje

Leonard Trebicka

Dy ditë përpara ndeshjes ndaj Flamurtarit vijnë lajme aspak të mira për trajnerin Ilir Daja. Kosovari Enis Gavazaj është dëmtuar dhe gjasat janë të mëdha të mos jetë gati për takimin e nesërm. Kjo ka bërë që Daja të lëvizë dhe të gjejë menjëherë zëvendësuesin. Ky lajm jo fort i mirë nuk ka qenë i fundit për ditën e djeshme. Kristi Vangjeli dhe Martin Nespor nuk kanë zhvilluar asnjë minutë stërvitje me skuadrën dhe njëri nuk ishte fare prezent, ndërkohë që tjetri ishte veç të tjerëve duke kryer vrapime. Ndeshja e së shtunës në orën 19:00 ndaj vlonjatëve është në prag dhe tashmë Daja duhet të mendojë menjëherë për zëvendësuesit e mundshëm.

OSMANI

Një tjetër mëdyshje, por që do të vendoset vetëm gjatë ditës së sotme, është edhe “haberi” i fundit që presin të marrin korçarët nga FSHF-ja. Siç dihet, Tefik Osmani pas ndeshjes Kukësi-Skënderbeu 2-0 u dënua me 8-të javë nga Komisioni i Disiplinës, ndërkohë që tre prej tyre i ka shlyer. Mësohet se Apeli ia uli në katër ndeshje pezullim Osmanit dhe nëse do të lejohet të paguhet, Osmani nesër do të jetë në fushë. Fjalën e fundit do ta thotë sot FShF-ja, që do të lajmërojë edhe zyrtarisht klubin bardhekuq.

FORMACIONET

Për momentin Daja ka gati dy formacione me ndonjë ndryshim të vogël, ndërkohë që shanset të mëdha janë që Donjet Shkodra të jetë titullar.

Stafi mjekësor ka shpresa të mëdha që Gavazaj të rikuperohet, por përqindja është shumë minimale që të ndodhë një gjë e tillë dhe në këtë mënyrë në krahun e majtë duhet gjetur menjëherë zëvendësuesi.

Sulmuesi Nespor dje kreu vetëm vrapime dhe ende nuk ka formën e duhur, ndaj gjasat janë që ta nisë nga stoli. Dje në stërvitje mungonte edhe korçari Kristi Vangjeli. Ndryshe nga të tjerët Vangjeli nuk ka asnjë lloj dëmtimi, pasi mësohet se ditën e djeshme ka pasur dhimbje barku dhe lajmëroi stafin teknik dhe atë mjekësor që nuk do të ishte i pranishëm në stërvitje. Mbrojtësi do të jetë në fushë nga minuta e parë ndaj Flamurtarit. Më poshtë janë dy formacione, ku në njërin ndryshimi vjen pa Gavazaj dhe në tjetrin dy ndryshimet janë pa Osmanin dhe Gavazajn. Muzaka dhe Sahiti janë emrat që lakohen për momentin për të zëvendësuar Gavazajn, por do jetë Daja ai që do vendosë për formacionin.     

Formacioni i parë i mundshëm

Shehi – Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici – Osmani – Muzaka, Lilaj, Nimaga, Shkodra – Soue

Formacioni i dytë i mundshëm

Shehi – Vangjeli, RadasJashanica, Mici – Shkodra, Muzaka, Lilaj, Nimaga, Sahiti – Soue

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *