Kamza po përgatitet për ndeshjen me Flamurtarin, ndërkohë që për trajnerin Ernest Gjoka ka disa shqetësime që lidhen me mungesat. Orjad Beqiri u dëmtua në ndeshjen kundër Luftëtarit, ashtu si Olsi Teqja. Ky i fundit, seancën e djeshme stërvitore e ndoqi nga jashtë.
Kështu stafi teknik ka menduar lëvizjet në mbrojtje dhe ka dy lëvizje. Arrabal ka lënë mesfushën dhe do të luajë në qendër të prapavijës dhe në krah do të ketë italianin Klaudio Bonani. Frashëri dhe Idrizaj plotësojnë katërshen e mbrojtjes.
Lajm i mirë është rikthimi i nigerianit Nuredin Orelesi. Mesfushori mund të zërë vendin e Arrabal në mesfushë, por mbetet për t’u parë. Për arsye dëmtimi dje la fushën e stërvitjes edhe Xhuljo Turhani, i cili vjet ishte pjesë e Llapit në Kosovë.