Havier Pastore u transferua nga PSG te Roma për shumën e 24.7 milionë eurove, por fantazisti argjentinas është ndalur përsëri nga një dëmtim. 29-vjeçari apo kishte marrë veten nga një lëndim, por pësoi një ndalesë në stërvitjen e fundit përpara ndeshjes kundër Sampdorias. Tashmë ai do të rikthehet pas pushimeve të ndeshjeve të kombëtares.
Lojtari i Romës ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke kërkuar mbështetjen dhe dashurinë e tifozëve. Ai mezi pret të riaftësohet dhe të rikthehet për të udhëhequr Romën drejt fitoreve dhe sukseseve.
“Udhëtimi im me Romën, për fat të keq, është ndalur nga një seri dëmtimesh, që po më mbajnë larg fushave. Kam dashur nga fillimi të jap maksimumin për këto ngjyra, por po përpiqem të rikthehem sa më shpejt të jetë e mundur në formën maksimale për të dërguar Romën aty ku e meriton. Mbështetja juaj për mua ka shumë rëndësi të madhe në këto momente dhe nuk mund ta kapërcej këtë pengesë pa mbështetjen tuaj. Mezi po pres të rikthehem të bëj atë që dua më shumë në jetën time. Të luaj futboll. Shihemi së shpejti, Forca Roma”, përfundon Havier Pastore.