Ndeshja Partizani-Kukësi përfundoi ashtu siç nisi, ndërsa Gazmend Demi foli për mediat pas ndeshjes, ku u duk se nuk ishte i kënaqur me atë çka ekipi tregoi në fushën e lojës. Numri një i skuadrës së kuqe u shpreh se nuk i pëlqeu aspak një takim si ky, ku u luajt pa presionin e tifozëve.
Demi edhe një herë tregon se merkato do të bëhet nga kërkesat që do të ketë stafi teknik, por veçon se ka ende kohë për të folur për objektivat e fundit të sezonit.
“Nuk ishte Partizani që të prisja. Ka kohë akoma, kemi shumë ndeshje. E di stafi teknik ku do ndërhyhet. Si ju duk ndeshja pa tifozë? Si e dhjerë”, foli shkurt kreu i “demave” pas barazimit ndaj ekipit verlindor.