“Demi më është bërë si prind, iu bë qejfi”, Trashi rrëfen prapaskenat e largimit: Mendoja ta mbyllja te Partizani, isha mërzitur nga ofertat

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme klubi i Partizanit zyrtarizoi edhe largimin e lojtarit të tyre Lorenc Trashi drejt kampionatit të Kuvajtit, ku e pret ekipi me më tepër trofe, Al Qadsia. Patjetër që në arkat e ekipit kryeqytetas është derdhur një shumë e konsiderueshme parash, ndërsa mbrojtësin shqiptar e pret një pagë faraonike.

Në një prononcim për “Top Channel”, Trashi tregon më tepër rreth largimit të tij nga Partizani, fanellën e të cilit e mbajti veshur për plot 6 vite. Lojtari shqiptar tregon se mendonte të mbyllte gjithçka te “demat e kuq”, por menaxheri i komunikon ofertën nga Kuvajti. Demi ka dhënë menjëre miratimin, ndërsa Trashi nuk i kursen fjalët e mira për presidentin e Partizanit. Megjithëse e pret një aventurë e re në një vend me kulturë ndryshe nga e jona, mbrojtësi është i sigurt në vetvete dhe ka besim se përshtatja nuk do të jetë e vështirë për të.

“Kur të vijnë disa oferta dhe nuk finalizohen, mërzitesh pak. Unë nuk mendoja më për një transferim. Mendoja të isha pjesë e Partizanit dhe ta mbyllja aty çdo gjë. Pastaj më ka telefonuar menaxheri im, Fransi Bode,  dhe më thotë është gjithcka e kryer, të pëlqen ekipi edhe trajneri. Ia thashë menjëherë presidentit. Ai si bujar që është më ka dhënë direkt “OK”, por ishte shumë i gëzuar. Iu bë qejfi shumë se normalisht kam 6 vite këtu dhe çdo gjë e kam kaluar me atë, çdo hall. Më është bërë si prind.

Personi i parë që telefonova ishte e fejuara dhe kam diskutuar me të ta mbajmë disi të fshehtë. Pastaj ka qenë familja. Kur i kam dhënë lajmin ka qenë ora diku te 11 e natës kur është zyrtarizuar. Kur i mora në telefon ishin në gjumë dhe nuk e besonin akoma. Mendonin se ishte shaka. Ishin aq të lumtur, por njëkohësisht edhe qanin në telefon.

Përshtatja në Kuvajt? Unë jam tip që përshtatem shpejt me çdo lloj situate. Normalisht si çdo person që shkon në vend të huaj do e ketë të vështirë në fillim. Kam besim se do ambientohem shumë lehtë dhe gjërat do më shkojnë ashtu siç i kam parashikuar dhe menduar.

Ndeshja që nuk do e harroj asnjëherë? Ndeshja që më ka mbetur në mendje është ajo me Tiranën vjet kur dolëm kampion dhe siguruam titullin matematikisht. Ajo është ndeshje që nuk harrohet“, ka deklaruar Lorenc Trashi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online