“Demi i kishte vendosur 4 pikë si kusht ndaj Kukësit dhe Tiranës”! Kabo zbulon për largimin e Dajës: U sakrifikua për hir të tifozëve

Ilir Daja nuk do të jetë më në krye të Partizanit. Trajneri i të kuqëve është shkarkuar menjëherë pas humbjes së derbit me Tiranën. Por sigurisht që dështimi ndaj bardhebluve nuk ishte arsyeja e vetme, pasi Partizani e nisi në mënyrën më të keqe këtë sezon të ri.

I ftuar në Procesi Sportiv, Përparim Kabo ka komentuar këtë lëvizje: “Nga burime të sigurta, Demi i kishte vendosur 4 pikë si kusht Dajës ndaj Kukësit dhe Tiranës, nuk kishte rëndësi se ku merrej fitorja dhe barazimi. Në fakt, Daja i humbi të gjashta.

Nuk është fundi i botës, edhe Pirlo do të largohej nga posti. Mendoj se presidentët vendosen para një zgjedhje: “Të humbin tifozët apo trajnerin?”. Në këtë rast duhet sakrifikuar trajneri, pasi humbja e tifozëve është shumë më e madhe. Sigurisht që përgjegjësi kanë edhe lojtarët, duke nisur nga Hoxha”, tha Kabo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *