Greqia kërkon De Biazin për të përsëritur suksesin me Shqipërinë, vjen edhe reagimi i trajnerit italian

Xhani De Biazi është një nga kadidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Kombëtares Helene. Federata greke hodhi sytë nga 65-vjeçari, duke marrë shkas nga eksperienca e mëparshme me Shqipërinë. Ekipi kombëtar grek ka pësuar një rënie në rezultate në vitet e fundit, prandaj De Biazi shihet si njeriu i duhur për të përsëritur suksesin që preku me kuqezinjtë duke u kualifikuar për në Euro 2016.

Megjithatë arritja e marrëveshjes mes palëve duket e vështirë për t’u arritur. Vetë trajneri italian ka konfirmuar të ardhmen e tij, teksa në një intervistë të gjatë me “TMË Radio” ka pohuar se do të vazhdojë aventurën e tij me Azerbajxhanin. “E ardhmja? Në Baku, me sa di unë. Vërtetë mendoj se mund ta themi tani”, është shprehur De Biazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online