“Del nga strategjia që trajnerët planifikojnë për ndeshjen”, Bylbyl Sokoli: Ju tregoj se çfarë po gabon Armando Broja dhe pse nuk po e fusin në fushë

Armando Broja po vuan për minuta te Fulham. Pasi përfundoi në tribunë për 3 ndeshje, sulmuesi shqiptar është rikthyer që të luajë mesatarisht 10 minuta për ndeshje. Në një intervistë për “Koha Shtesë”, Bylbyl Sokoli ka treguar arsyen se përse Broja po merr kaq pak minuta. (Intervistën e plot të Bylbyl Sokolit e gjeni në emisionin Koha Shtesë)

“Kam bindjen time për Brojën, megjithëse nuk kam pasur rast të kontaktoj me trajnerët e tij. Por unë besoj se Broja çalon në disiplinën taktike dhe për këtë arsye nuk aktivizohet te Fulhami. Kur them disiplina taktike, Broja nuk ka arritur pjekurinë e vetkontrollit që brenda fushe të jetë pjesë e ekipit. Shumë shpesh del nga strategjia që trajnerët planifikojnë për ndeshjen.

Kështu ka qenë te Shqipëria më herët, kështu te Fulhami dhe te Chelsea. Kjo është bindja ime, pasi e shoh që nuk është shumë i pëlqyer nga trajnerët. Trajnerët krijojnë besimin te një futbollist vetëm nëse ai i përshtatet disiplinës taktike”, tha Sokoli. /Sport Ekspres/