Del nga gara për goditjet e palejuara, acarimi i boksierit në Lojërat Olimpike: E panë të gjithë…

Konkurrimi në “Lojërat Olimpike” është ëndrra e të gjithë atletëve në mbarë botën dhe fitimi i medaljeve do të ishte kulmi i karrierës së tyre. Boksieri francez Murad Aliev ishte duke fituar ndeshjen ndaj britanikut Frazer Clarke, por disa goditje ilegale bën që arbitri të ndërpriste ndeshjen dhe ta skualifikonte nga gara.

Ky fakt e acaroi shumë francezin, i cili menjëherë protestoi për vendimin e arbitrit. Por nuk mjaftoi me kaq pasi Aliev bëri një veprim antisportiv, duke goditur kamerën që ishte duke e fokusuar në momentin që kundërshtari i tij u deklarua fitues. “Të gjithë e panë që unë isha fitues i kësaj ndeshje,” shprehej vazhdimisht Murad Aliev, i zhgënjyer nga largimi nga Olimpiada në këtë mënyrë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online