Deklaratat e Ozilit, Kros e godet keq me fjalët e tij për racizmin gjerman

Një ndër çështjet më të nxehta në Gjermani pas botërorit të Rusisë ishte largimi i Mesut Ozilit nga kombëtarja. Turko-gjermani nuk do të përfaqësojë më kombëtaren gjermane, pasi akuzoi se ndaj tij kishte racizëm nga tifozët dhe deklarata fyese. Letra e tij e hapur ku shpjegonte arsyet ishte lajmi i ditës në shtetin gjerman.

Futbollisti i radhës që ka komentuar këtë largim është mesfushori i Real Madridit, Toni Kros. Ky i fundit i cilëson deklaratat e mesfushorit si pa kuptim dhe të pavërteta.

“Ozili është një lojtar që e ka merituar kombëtare, si lojtar, ai meritonte një largim më të mirë. Kam luajtur me Mesutin prej shumë vitesh dhe e di se është një djalë i mirë. Mënyra se si u largua nuk ishte e mirë.

“Një pjesë e deklaratës së tij është komplet pa sens. Mendoj se dhe ai vetë e di se nuk ekziston racizmi në ekipin kombëtar dhe Federatën Gjermane të Futbollit. Në Gjermani, ne jemi gjithmonë të hapur ndaj diversiteti dhe integrimit shoqëror. Ozili ishte një shembull i mirë për këtë, ashtu si shumë lojtarë të tjerë janë”, – u shpreh Kros.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *