Deklaratat e Lukakut turbullojnë ujrat te Chelsea, Tuchel takoi ballë për ballë sulmuesin për të sqaruar situatën

Romelu Lukaku është kthyer në kryefjalën e mediave ditët e fundit. Shkak për këtë janë bërë deklaratat e dhëna prej tij në mediat italiane. Sulmuesi belg është shprehur se mund të kthehej përsëri te Interi, teksa te Chelsea aventura e tij nuk po shkon siç duhet.

Kaq ka mjaftuar për të turbulluar ujrat në Londër. Tomas Tuchel e la në shtëpi për duelin me Liverpool-in, ndërsa sot ka kërkuar një ballafaqim ballë për ballë me belgun, në mënyrë që të sqaronte të gjithë situatën aspak të bukur që u krijua.

Di Marzio raporton se trajneri gjerman ka vendosur ta hedhë pas krahëve deklaratën e Lukakut dhe nuk kërkon largimin e tij. Chelsea pritet të bëjë të qartë qendrimin e vetë zyrtar në ludhje me lojtarin e saj, megjithëse nuk pritet të ketë surpriza dhe Lukaku do të vazhdojë të veshi fanellën blu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online