Zbehet pista angleze për Vedat Muriqin, Lacio ka plane të tjera për sulmuesin shqiptar

Largimi i Vedat Muriqit nga Lacio duket i pashmangshëm. Sulmuesi shqiptar rezultoi një basti i humbur i Igli Tares, pasi në një sezon e gjysmë ende nuk ka dëshmuar aftësitë e tij në Itali. “Pirati” dëshiron rikthimin te Fenerbahçe, megjithëse oferta e vetme ka ardhur nga tjetërkund.

Hull Siti ka kërkuar shërbimet e Muriqit, ndërsa ky i fundit ka vendosur të jetë i gatshëm për të pranuar të luajë në Championship. Por pista angleze është zbehur ndjeshëm. Hull Siti synon huazimin me të drejtë blerje në fund të sezonit, ndërsa nga ana tjetër Lotito ka plane të tjera dhe kërkon ta shesë që këtë muaj sulmuesin shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online