Champions League luhet si asnjëherë me parë, UEFA publikon kalendarin e sforcuar nga Kupa e Botës

0

Fundi i këtij viti pret Kupën e Botës, që për herë të parë do të zhvillohet në dimër. Diçka e tillë ka bërë që futbolli europian të ndryshojë kalendarin për t’ju përshtatur turnout më madhor për Kombëtaret. Në këto kushte UEFA ka përshtatur kalendarin e saj për Champions League, që sezonin e ardhshëm do të zhvillohet ndryshe nga herët e tjera.

E detyruar nga Kupa e Botës, faza e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për klube do të përfundojë më 2 nëntor. Shorti për këtë fazë do të mbahet më 25 gusht, ndërsa përballja e parë do të luhet më 6 shtator 2022./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Kalendari i fazës së grupeve për Champions League 2022/2023

6/7 shtator 2022 ndeshjet e para të fazës së grupeve

13/14 shtator 2022 ndeshjet e dyta të fazës së grupeve

4/5 tetor 2022 ndeshjet e treta të fazës së grupeve

11/12 tetor 2022 ndeshjet e katërta të fazës së grupeve

25/26 tetor 2022 ndeshjet e pesta të fazës së grupeve

1/2 nëntor 2022 ndeshjet e gjashta të fazës së grupeve

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.