Deklarata e Neymar rriti shpresat e tifozëve, gazetari francez e thotë me siguri: Messi do të jetë lojtar i PSG-së

Do të ishte pikërisht një deklaratë e yllit brazilian të PSG-së, Neymar, që do të rihapte dhe njëherë çështjen Lionel Messi në mediat botërore. “Vitin tjetër jam i sigurtë që dua të luaj me Lionel Mesin”- do të ishte një nga fragmentet e sulmuesit të Parisit.

Menjëherë presidenti provizor i Barcelonës, Tusquets hodhi poshtë zërat e një rikthimi të Neymarit në katalonjë. Pas kësaj deklarate, tifozët e PSG janë duke ëndërruar një transferim të argjentinasit sezonin e ardhshëm. Sipas gazetarit francez, Daniel Riolo, Mesi do të jetë më patjetër një lojtar i kampionëve të Francës në vitin 2021.

“Mesi do të jetë tek PSG vitin tjetër. Jam shumë serioz! Mesi do të jetë lojtar i PSG sezonin tetër”- ishte statusi i tij në “Twitter”. Megjithatë Mesi gjithashtu është përfolur për një kalim tek Mançester Siti, pasi u bë i ditur lajmi që trajneri i tij i preferuar, Pep Guardiola, rinovoi me anglezët./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online