VIDEO/ Piatek shkrep dy herë dhe përmbys derbin, hyn nga stoli dhe shënon 2 herë për 3 minuta

Herta e Berlinit ka fituar derbin e sotëm kundër Unionit të Berlinit me shifrat 3-1. Një sfidë që u vendos në pjesën e dytë nga Kristof Piatek. Përballja në Berlin pati gjithçka brenda 90 minutave. Në mintën e 23, atëherë kur Unioni ishte në avantazh, lojtari i tyre, Andrish, kryen një ndërhyrje horror ndaj kundërshtarit, me takën e ngritur shumë lart. Kjo bërë një arbitri të nxjerrë menjëherë kartonin e kuq nga xhepi i tij.

Ndërkohë pjesa e dytë, e ndikuar edhe nga epërsia numerike, foli e gjitha për Hertën e Berlinit. Pekarik barazon shifrat, ndërsa më pas është Piatek që vulos gjithçka. “Pistoleta“ polake hyn nga stoli në pjesën e dytë dhe shkrep dy herë brenda 3 minutave, duke përmbysur kështu derbin dhe duke i dhënë fitoren skuadrës së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online