Luftëtari reagoi sot në lidhje me aludimet për trukimin e ndeshjes kundër Ventspilisit me rezultatin 3-3. Takimi i luajtur në “Elbasan Arena” hodhi në tokë të gjithë komentet pozitive dhe vlerësimet për ekipin gjirokastrit në dy vite në Superiore. Arsyeja? E thjeshtë, kush sheh, e kupton që ndeshja nuk ishte aq e pastër.
Pa harruar dhe koeficientët e çuditshëm të basteve në minutat e fundit. Alarmi i kuq shkoi dhe në UEFA, priten masa kundrejt klubit gjirokastrit, ndërsa këta të fundit na servirin një deklaratë pa baza dhe argumente të forta, por boshe dhe me mllef kundër të gjithëve.
Deklarata e klubit në Facebook
Kaq ka mjaftuar dhe faqja e klubit në “Facebook” të pushtohej nga komentet e tifozëve të tyre, por dhe atyre të kampionatit shqiptar. Në të gjithë komentet e bëra nuk ka asnjë person që mbron klubin, ndoshta për herë të parë në histori, të gjithë shqiptarët janë në një mendje.