Për të kuptuar se çfarë pune ka bërë Silvinjo te Shqipëria, mjafton deklarata e lojtarit të Çekisë, Lukas Provod. Ky i fundit e vlerësoi jo pak Kombëtaren tonë pas paraqitjes në Pragë. “Shqipëria e konfirmoi veten dhe atë që na kishte thënë trajneri në fillim për ta. Edhe në ndeshjen kundër Polonisë mundën të mbroheshin qind për qind dhe të ishin të koncentruar, prisnim të shihnim nëse do të hapeshin diku, apo do të kishte të çara, por nuk kishte shumë.
Ata u mbrojtën shumë mirë, sulmuan dhe u përpoqën të luanin në një bllok. Nuk më dukej se kishte shumë hapësirë ??për të shkuar në qendër dhe për të bërë gjëra të rrezikshme.Ne gjithashtu shpresonim të shënonim nga goditjet standarte, sepse kemi goditje të shkëlqyera me kokë, por as kjo nuk funksionoi. Ishte një ndeshje e vështirë, shqiptarët kanë cilësinë e tyre dhe ne duhet të marrim këtë pikë, është një më shumë”, tha Provod. /Sport Ekspres/