Deklarata e 2018/ “Do e shihni, mallkimi afrikan nuk lë Guardiolën të fitojë Champions-in”! Teoria konspirative që merr jehonë të madhe

Guardiola është trajneri më i komentuar i momentit, ku menjëherë pas humbjes së finales kundër Chelsea-t është vënë sërish në shënjestër. Aftësitë e tij janë të padiskutueshme në drejtimin e skuadrës, por rezultatet nuk po i japin të drejtë. Duke parë investimet e bëra te Manchester City, drejtuesit nuk mund të kënaqen kurrsesi me “Premier League” dhe kërkojnë me patjetër fitimin e “Champions League”.

Në këtë drejtim Guardiola po vazhdon që të “dështojë me sukses”. Por sa herë që ky trajner largohet nga ky kompeticion bënë jehonë të madhe edhe deklarata e agjentit të Yaya Toure, Dimitry Seluk. Teksa pretenduan një raczëm nga ana e Guardiolës, si arsyeja kryesore se përse lihej mesfushori në fjalë jashtë ekipit, do të vinte edhe deklarata e guximshme e menaxherit të Toure në vitin 2018: “Jam i sigurt që shumë afrikanë me besimin e tyre shaman nuk do ta lejojnë Guardiolën të fitojë “Champions League” në të ardhmen. Do të jetë si mallkimi afrikan për Guardiolën. Koha do ta tregojë nëse kam të drejtë apo jo”.

Shamanizmi është një praktikë fetare që besohet në Azi dhe Afrikë, ndërsa deri tani koha po i jep të drejtë menaxherit të Yaya Toure për “bastin” e hedhur me Guardiolën. Një deklaratë kjo që po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale së fundmi, pasi kur nuk ka një shpjegim të saktë për mënyrën sesi dështohet në vite radhazi, teoritë konspirative marrin sërish jetë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *