Vllaznia ka sërish në duar fatin e Partizanit. Një situatë thuajse identike ashtu si ndodhi edhe në sezonin 2020-2021, kur të kuqtë drejtoheshin nga Ilir Daja. Në javën e parafundit të kampionatit, kryeqytetasit po kryesonin tabelën e klasifikimit dhe u përballën me Vllazninë, atje ku humbën me shifrat 0-1.
Kjo e dërgoi titullin kampion në Durrës me Teutën që festoi suksesin e madh. Këtë herë Partizani ndodhet në vendin e dytë, por vetëm dy pikë larg Tiranës, kur kanë ngelur edhe tre ndeshje nga fundi. Tani Vllaznia me një tjetër fitore ose barazim do t’i jepte sërish fund shpresave të Partizanit për të fituar titullin. /Sport Ekspres/