Pa fjalë! Ish-lojtari i Partizanit i jep leksion të gjithë shqiptarëve me mënyrën si largohet nga ekipi: Nuk kam më çfarë jap, po i lë vendin të rinjëve

Ferhan Hasani ka dhënë një leksion të madh për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për fushën e sportit. “Buba” ishte pjesë e Shkëndijës dhe vendosi që të ndërpriste bashkëpunimit me klubin. Ishte vetë lojtari që paraqiti kërkesën për prishjen e kontratës një vit para skadimit të saj, duke mos marrë asnjë kompensim material.

Ish-lojtari i Partizanit është shprehur se nuk ka se çfarë të jap më në skuadër dhe kërkonte që t’ia linte vendin të rinjve. “Mendoj se është koha më shumë hapësirë tu jepet gjeneratave të reja. Ndjej se nuk kam çka të ofroj më shumë në terren dhe vlerësoj se vendin tim mund ta shfrytëzojë dikush tjetër.

Shkëndija është pjesë e jetës sime dhe klubit i uroj gjitha të mirat. Do të luaja edhe një sezon në ndonjë ligë më të ulët evropiane ku ngarkesat mund të përshtaten me mundësitë e mia fizike, para se të mbyll përfundimisht karrierën si futbollist”, tha Hasani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online