“Deja Vu”, çfarë rastësie e CR7-ës!

Ronaldo vërtetë nuk ka shënuar ende golin e parë në Seria A, por është një nga ato lojtarë që e ka tentuar plot 23 herë në 2 takime portën e kundërshtarëve. Ndonjëherë duhet dhe pak fat, gjë që i ka munguar portugezit, por ka një statistikë shumë interesante sa i përket “ngërçit” që e ka kapur sulmuesin.

Besojeni ose jo, por edhe edicionin e shkuar në La Liga, Ronaldo kishte regjistruar saktësisht 23 tentativa drejt portës dhe nuk kishte shënuar asnjë gol. Vërtetë një statistikë interesante, pasi edhe një vit më parë 33-vjeçari nuk kishte shënuar asnjë gol.

Pritshmëritë për Ronaldon në Itali janë maksimale, por deri më tani 5 herë fituesi i topit të artë duhet të gëzohet vetëm nga fakti që së paku skuadra e tij e re ka marrë pikë të plota. Do të vijë dhe momenti i tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online