Degortes: Për disa vite mund të ketë dhe shqiptar tek Juventusi

Marko Degortes është menaxheri i akademisë së Juventusit, i cili ditën e sotme ka qenë në Shqipëri. “Zonja e vjetër” ka vendosur që të hapë një akademi dhe në vendin tonë. Degortes është prezantuar para medieve me programin që ka akademia e Juves në Shqipëri, duke theksuar se synimi kryesor është që të ndërtohen bazat e një akademia si fillim. Po ashtu në vijim në vendin tonë do të vijnë figura të klubit të Juves për të parë ecurinë e punës këtu.

“Ne nuk jemi të fokusuar te skauting. Ne kemi një projekt për t’u dhënë mundësi fëmijëve të ushtrohen sipas metodologjisë së Juventusit. Nuk ka të bëjë me teknikën dhe taktikën, por për formimin e fëmijëve si njerëz dhe si futbollistë. Juventusi ka plot 54 akademi në gjithë botës dhe gjendemi në mbi 100 kampe verore. Bëhet fjalë për mbi 15.000 fëmijë”.

“Ne nuk jemi thjesht një klub futbolli, jemi një familje që synon të transmetojë dashurinë për Juven, duke edukuar fëmijët. Javën që shkoi kryem një kurs formimi me trajnerët që do marrin pjesë në Juventus Academy. Javën që vijnë do të jetë në Tiranë një tjetër trajner i Juventusit për të vijuar me kurset, ndërsa në të ardhmen mund të vijë një trajner me kohë të plotë nga Italia. Kemi menduar që të bashkëpunojmë me universitetin e Sportit në Tiranë, që të mundësojmë formimin e trajnerëve”.

“Nuk duaj të bëj krahasim me akademitë e tjera, sepse nuk kam i kam ndjekur. Mund të them se projekti Juventus bazohet në një strukturë solide formimi për fëmijët dhe trajnerët. Çdo javë trajnerët do të dërgojnë raporte mbi punën e tyre. Gjithë programet e punës që do zhvillohen gjatë vitit do bazohen te puna e Juventusit, pra rruga formuese e fëmijëve do të jetë e njëjtë me atë të fëmijëve në Itali”.

“Ne duam të ngremë strukturat e një akademia dhe në të ardhmen, ndoshta për 3-4 vite mund të flasim për ndonjë djalosh të ri që mund ta shohë veten tek Juvja. Ne po programojmë për të ardhmen që në një event të jetë i pranishëm një ish-lojtar i madh i Juves”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *