“Ik laj pjatat!”: Ofenduan arbitren femër, dënime shembullore në Argjentinë

Dhjetë javë pezullim për një lojtar dhe 15 për trajnerin. Dënime shembullore! Masat u dhanë nga Federata e Futbollit Amator në Argjentinë, në Lifune. Gjithçka ndodhi në kampionatin “Neuquén Soçer League”, një kompeticion lokal, ku gjatë 29 shtatorit të kaluar u regjistrua një ngjarje vërtetë e shëmtuar.

Në përfundim të ndeshjes ku Vila Iris fitoi 1-0 përballë Union Vesinal ndodhën shumë episode, në qendër të të cilave ishte asistentja femër, Agustina Faundez. Protagonistë, përveç pjesëtares së treshes së arbitrave, ishin edhe dy vëllezër: Emiliano Doglioli, mbrojtës 28-vjeçar i Union dhe Guilermo, disi më i madh në moshë, e që mban postin e trajnerit të ekipit.

Në fund të ndeshjes, ata vrapuan drejt vajzës me detyrë asistente, për shkak se kontestonin vendimet e dhëna prej saj, që sipas tyre ndikuan në humbjen e skuadrës. Mbrojtësi Emiliano e ndoqi me vrap dhe në momentin kur i’u afrua i drejtoi gishtin në fytyrë duke i thënë: “Ik laj pjatat!”. Më i egër reagimi i vëllait-trajner, i cili nuk i kurseu ofendimet, ndërsa më pas vazhdoi me kërcënime më të rënda: “Nëse më del përpara në rrugë, nuk e di se çfarë do të të bëj…”.

E trembur, arbitrja Faundez bëri menjëherë denoncim në polici. “Kjo është një ngjarje trishtë, sepse nuk e pret një trajtim të tillë nga një burrë – deklaroi ajo – Po kthehemi në një mendësi të vjetër. Më kanë ofenduar edhe shumë tifoze femra që shkojnë në stadiume. Jemi të pambrojtur dhe duhet t’i bëjmë gjërat sipas rregullave. U tremba për jetën time dhe vendosa t’i denoncoj”.

Aktualisht dy vëlezërit janë nën hetim për diskriminim, ofendime dhe kërcënime me vdekje. Ndërkohë, Federata e Lifunes mori menjëherë masa, duke i dënuar me pezullime të rënda dy protagonistëve negativë të ngjarjes, ndërsa tashmë priten edhe dënimet penale. Masa, të cilat e gjithë bota e futbollit, shpreson se do të jenë të ashpra, për ti bërë shembull për të gjithë të tjerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online