Daja: Nuk na falet, na munguan ritmi dhe qetësia

Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja ka pranuar qetësisht humbjen e pësuar në Gjirokastër, duke evidentuar gjithë arsyet që çuan te humbja.

“Pati nervozizëm kur po mundoheshim të barazonim rezultatin. Një ekip me kaq eksperiencë sa Skënderbeu nuk duhet të kalojë në nervozizëm dhe dalje nga detyrat. Nuk kishim ritmin e duhur, disa lojtarë nuk janë në formë optimale, patëm situatat tona, por pësuam gol në kundërsulm, aty ku prisnim të goditeshim duke njohur kundërshtarin dhe mënyrën si luan. Duhej pak më shumë kujdes, por Mici ka sakrifikuar për të luajtur, pasi ka kaluar një gjendje gripale. Të gjitha këto çuan te humbja dhe në 10 minutat e fundit kaluam në aventurë, duke lënë shumë hapësira pas.

“Abazaj? Lojtarët janë profesionistë dhe më vjen mirë që Abazaj u soll si profesionist. Nuk e bën Skënderbeu për herë të parë, në gjithë botën ka futbollistë që firmosin parakontrata dhe Abazaj bëri detyrën, edhe pse na vjen keq që na ndëshkoi.

“Lojtarët nuk janë ende në formë optimale fizike dhe nuk kishim ritmin e duhur, ndaj duhej kujdes më i madh në aspektin taktik dhe për këtë një pjesë të fajit e kam edhe unë. Është thjesht ngarkesë fizike, nuk është se skuadra u plak krejt papritur.

“Po kërkojmë sulmues, kemi marrë Blerim Krasniqin, i cili është sulmues i ri dhe do të fitojë eksperiencë me ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online