Debuton Cikalleshi, shtohen dyshimet për të ardhmen

Sokol Cikalleshi ka luajtur sot ndeshjen e parë zyrtare për sezonin e ri, duke shtuar dyshimet mbi të ardhmen e tij, sepse praktikisht ka djegur një dritare merkatoje dhe nëse lëviz deri më 31 gusht, nuk do të ketë më shans të lëvizë deri në verën e ardhshme, edhe nëse në janar do të kërkojë ndryshim skuadre (dy skuadra në sezon lejohet të luajë, në kampionatet me sistem vjeshtë-pranverë).

Sulmuesi i kombëtares sonë nuk ka debutuar ende në Champions, edhe pse kishte në stol në dy ndeshjet kundër Bryzhit në turin e tretë, ndërsa sot erdhi debutimi sezonal, në ndeshjen hapëse të kampionatit, mes Bashakshehirit dhe Bursasporit, një ndër klubet që kërkon shqiptarin. Sulmuesi Eljero Elia shënoi në minutën e 21-të për Bashakshehirin, ndërsa Cikalleshi ndiqte nga stoli, së bashku me emra të njohur si Erdinç dhe Napoleoni. Në minutën e 73-të Cikalleshi zëvendësoi sulmuesin Mosoro, ndërsa Bashakshehiri arriti të fitonte 1-0, duke e nisur me fitore kampionatin e ri në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online