Debutoi me Kombëtaren, lojtari shqiptar rrëfen emocionet në Itali: Realizova ëndrrën time, e papërshkrueshme kur e di që vendoi yt po të shikon

Elhan Kastrati ka folur për “Il Mattino di Padova“ në lidhje me të ardhmen e tij dhe debutimin me fanellën e Kombëtares. Portieri shqiptar është shprehur se rinovimi me Cittadella-n do të jetë thjesht një formalitet, ndërsa në fund rrëfen edhe emocionet e veçanta kur veshi dorezat dhe zbriti në fushë në përballjen miqësore kundër Estonisë në “Air Albania”.

“Nuk kam folur ende me klubin, por siç thotë drejtori, mendoj se rinovimi është thjesht një formalitet. Ndihem i qetë dhe nga ana ime dua të vazhdoj të luaj këtu për të arritur diçka të rëndësishme, pasi mungova në play-off vitin e kaluar. Ishte një zhgënjim i fortë, të gjithë shpresonim të arrija atje dhe ishte e çuditshme ta mbyllja sezonin kaq herët.

Debutimi me Shqipërinë? E realizova ëndrrën time. E kisha bërë të gjithë procesin, nga mosha 16 deri në 21 vjeç, deri në atë pikë që më thirrën në Kombëtaren A, por pa luajtur. Më në fund ndodhi dhe ishte një emocion i mrekullueshëm, sepse ajo që ndjen është e papërshkrueshme duke ditur që vendi yt po të shikon”, ka thënë Elhan Kastrati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online